Futboll Premier League Sport

Firmino ëndërron titullin: Jam optimist, këtë sezon jemi më të mirë, pas 28 vitesh…

Roberto Firmino beson se Liverpooli është gati të përfundojë këtë sezon pritjen e gjatë shumëvjeçare për titullin e Ligës Premier.

Ka plot 28 vjet që kur Reds triumfuan së fundmi në kampionatin anglez, por ka shpresë rreth Merseyside që ata më në fund mund t’i japin fund thatësirës, ​​pasi kanë arritur finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit.

Skuadrës i janë shtuar Alisson Becker, Naby Keita, Xherdan Shaqiri dhe Fabinho që kanë ardhur këtë afat kalimtar për të rritur besimin e Firminos që ky mund të jetë sezoni i Liverpoolit.
“Unë jam optimist dhe besoj se Liverpooli është i aftë të luftojë për suksesin më të madh këtë sezon”, ka thënë fillimisht Firmino për Daily Mirror.

“Unë gjithashtu mendoj se kemi një ekip më të mirë se sezonin e kaluar dhe se lojtarët e rinj do të përmirësojnë performancën e ekipit”.

“Natyrisht, ne e dimë se duhet ta tregojmë atë në fushë dhe e dimë se, për lojtarët tanë të rinj, nuk është e lehtë të përshtatet shpejt me një ekip të ri, por gjithmonë mendoj pozitivisht”. “Ne kemi treguar në sezonin e fundit se ëndrrat tona mund të realizohen dhe se ne mund të kthehemi në rrugën e fitimit të titujve. Këtë vit ne nuk duhet të dështojmë dhe ky është qëndrimi i lojtarëve”.

“Sigurisht që ëndrra ime është të fitoj trofeun e Ligës Premier me Liverpoolin dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë”, përfundoi ylli brazilian.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus përgatit dy blerjet e para për Sarrin, ja emrat

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Me shpinë nga porta, shikoni realizimin fantastik të Luis Nanit në kampionatin amerikan (VIDEO)

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Juventusi sakrifikon yllin e ekipit për talentin e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment