Futboll Seria A Sport

HIGUAIN DORËZON NUMRIN 9/ Juventus i ofron para që të largohet nga Torino, ja rroga e “çmendur”

Edhe pse është nisur pasditen e djeshme drejt Azisë së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, ka pasur risi të rëndësishme në lidhje me Gonzalo Higuainin. “Pipita” vazhdon të jetë një çështje e nxehtë në radhët e bardhezinjve, por ndoshta indiciet që kanë ardhur dje pritet të sjellin skenarë të rinj dhe të rëndësishëm, pas rikthimit në Torino.

Pikësëpari, argjentinasi ka dorëzuar numrin 9 duke kaluar te 21, por se cilit do t’i faturohet “targa” që ka lënë bosh Higuain, kjo mbetet ende për t’u mësuar, ndonëse të gjitha rrugët të dërgojnë te Mauro Ikardi dhe afrimi i mundshëm i argjentinasit në këtë merkato vere. Por ndërkohë, paraditja e djeshme është karakterizuar edhe nga një takim i gjatë mes vëllait-menaxher të sulmuesit, Nikolas Higuain, drejtorit sportiv bardhezi, Fabio Paratiçi dhe homologut të tij te Roma, Xhanluka Petraki. Klubi kryeqytetas, një ditë pasi trajneri Paulo Fonseka e kishte telefonuar personalisht “Pipitan”, duke e ftuar te Roma, ka gjetur akordin total me Juventusin, për sa i përket 31-vjeçarit: huazim njëvjeçar me vlerë 7 milionë euro, me detyrim blerjeje në fund të sezonit të ardhshëm, për një total prej 34 milionësh (plus 27 milionë të tjera).

Por për ta përshpejtuar edhe më tepër këtë marrëveshje me “Zonjën e Vjetër” që do të hiqte një barrë të rëndë mbi shpatullat, siç është rroga prej 7.5 milionë eurosh neto, edhe për dy vitet e ardhshme, “Corriere dello Sport” garanton se Fabio Paratiçi i ka ofruar Higuainit edhe një shpërblim prej 3 milionë eurosh kesh, vetëm që të vendosë të prishë kontratën me kampionët e Italisë dhe të pranojë Romën. Një çmenduri kur e mendon se vetëm për të larguar një lojtar, bëhet edhe një sakrificë e tillë ekonomike, por Juventusi është i lodhur nga argjentinasi dhe pa dyshim që një largim i tij do të ishte oksigjen jo vetëm për drejtuesit, por sidomos për bilancet financiare të bardhezinjve.

Related posts

Conte përjashton Chelsea nga gara për Alexis Sanchez

Q.Autor

Serbia mposht me goleadë Bolivinë, fitojnë Australia e Maroku

Sadik.Autor

Plas ‘bomba’ nga drejtori sportiv i PSG-së: Nuk e kemi të garantuar qëndrimin e Neymarit

Q.Autor

Leave a Comment