Futboll Seria A Sport

E KËRKUAN TË GJITHË/ Bllokohen tratativat, lojtari vendos të qëndrojë tek MILANI

Periudha e merkatos në Itali sapo ka përfunduar, por në disa vende të tjera, si Spanja dhe Gjermania, merkatoja vazhdon ende. Për këtë arsye, diskutimi i shitjeve te kuqezinjtë vazhdon të jetë i hapur, me Leonardo-n dhe Maldini-n që janë të gatshëm të largojnë lojtarët e tepërt te skuadra që drejtohet nga Gattuso.

Sipas Tuttosport, në listën e largimeve nuk bën pjesë Ricardo Rodriguez. Mbrojtësi zviceran i lindur në vitin 1990, që projektohet si titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, ka admirues në Bundesligë, por vendimi për të mos e larguar është tashmë zyrtar: problemet e fundit kardiake të Strinic, në fakt, e kanë detyruar Gattuso-n që ti besojë sërish Rodriguez-it. Në këtë mënyrë zvicerani do të diskutojë një vend në formacion me të sapoardhurin Laxalt.

Related posts

FRIKË PËR YLLIN E MANCHESTER CITY/ Sulmohet pas një grabitje në shtëpi (FOTO)

Delo.autor

E FRIKSHME/ Tmerr në Moto GP, motori merr FLAKË në bokse pas provave të lira (VIDEO)

Isa.Autor

PAMJET/ Mijëra “djaj” në rrugët e Milanos, entuziazëm dhe grintë para Atalantës, tifozët pranë skuadrës

F.autor

Leave a Comment