Futboll Sport

FRIKË PËR YLLIN E MANCHESTER CITY/ Sulmohet pas një grabitje në shtëpi (FOTO)

Zhoao Kanselo është sulmuar gjatë grabitje në shtëpinë e tij. Mbrojtësi i Mançester Sitit ka mbetur i lënduar tek pjesa e vetullës pas sulmit ndaj tij.

Sipas mediave të huaja raportohen se katër persona kanë vjedhur bizhuteritë në banesën e yllit portugez. Këtë lajm e ka publikuar vetë luzitani me anë të një “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram”:

“Fatkeqësisht sot u sulmova nga katër frikacakë që më lënduan dhe u përpoqën të lëndonin familjen time. Kanë arritur të më marrin të gjitha bizhuteritë dhe të më lënë me fytyrën time në këtë gjendje. Nuk e di si ka njerëz me kaq poshtërsi. Më e rëndësishmja për mua është familja ime dhe për fat të mirë janë të gjithë mirë.”, shkroi Kanselo.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Kamza: Shameti nderon verilindorët, pas golit, përshëndetje speciale për… (VIDEO)

Isa.Autor

TONALI U TRANSFERUA TEK “DJALLI”/ I njëjti lojtar dhe dy module, ja si luan Milan në sezonin e ri

Delo.autor

SHQIPËRI-MOLDAVI/ Gabon Mavraj, ja momenti i vështirë në zonën “kuqezi” (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment