Futboll La Liga Sport

KAOS TEK REALI/ Njëri prej më të mirëve në pozicionin e tij, trajneri i tregon stolin

Edhe pse u soll si goditja më e bujshme në merkaton e Realit të Madridit, Thibaut Courtois i duhet ende kohë që të zërë vendin e titullarit. Sipas gazetës së njohur spanjolle “Marca”, portieri belg nuk do të jetë në fushë sonte në ndeshjen e parë të madrilenëve këtë sezon në kampionatin spanjoll ndaj Getafes.

Tekniku Lopetegui me shumë gjasa do t’i besojë kostarikanit Keylor Navas, i cili ka qenë titullar i padiskutueshëm në tre vitet e fundit. Ish-trajneri i Spanjës deklaroi se ardhja e Courtois është një gjë e mirë për skuadrën pasi rrit konkurencën brenda grupit.

Madrilenët duan të lënë pas humbjen e kësaj jave në Superkupën e Europës ndaj Atletico Madridit dhe të nisin me këmbën e mbarë fushatën e 2018/2019.

Related posts

ZIDANE GATI LISTËN E “SPASTRIMIT”/ 7 lojtarë do largohen nga Real Madrid, ja emrat

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ “Blutë e Londrës” mposhtin me 11-metërsha Frankurtin dhe shkon në finale

Delo.autor

SWANSEA-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” ngushtojnë shifrat, shënon Silva

Delo.autor

Leave a Comment