Futboll Premier League Sport

Manchester Siti luan “tenis” ndaj Hadërsfilldit, Aguero shënon tripletë (VIDEO)

Mançester Siti nuk ka të ndalur. Skuadra e Guardiolës shpartalloi Hudersfilldin me rezultatin 6-1 në takimin e dytë të Premier Ligës. Ishte Serxhio Aguero njeriu i ndeshjes për kampionët në fuqi. Argjentinasi shënoi tripletë dhe i siguroi fitoren qytetarëve. Golin e parë sulmuesi e shënoi pas një topi të gjatë të dhënë nga portieri Ederson.

Gabriel Zhezus dhe David Silva ishin autorët e golave të tjerë, ndërsa goli i gjashtë u shënua nga Kongolo në portën e tij.

Me fitoren e sotme, “qytetarët” kryesojnë renditjen me pikë të plota dhe me një golavarazh +7. Sfidën e radhës Mançester Siti do ta luajë në transfertë ndaj Volvesit.

Related posts

Duka i sigurtë/ S’ka “prerje kokash”, kombëtarja është në lojë për kreun e grupit

Isa.Autor

SFIDA NDAJ WOLFSBURG NË EUROPA LEAGUE/ Dalin përgjigjet e tamponëve tek Kukësi, ja rezultatet e testeve

Delo.autor

PERISIC-POLITANO/ “Krahët” e Spallettit që e bëjnë INTERIN të FLUTUROJË

Isa.Autor

Leave a Comment