International

Braktis skuadrën për të parë ndeshjen e Juventusit, pritet përjashtimi

Zemrën nuk mundesh ta komandosh, e aq më pak pasionet. Këtë gjë duket se e di mirë Pavel Pogrebnyak, sulmuesi i Dinamos së Moskës, i cili është kapur në flagrancë teksa shijonte spektaklin e ndeshjes Juventusi-Inter, me shall dhe kapelë të bardhezinjve.

Deri këtu nuk duket asgjë e veçantë, por ai që përbën lajm është fakti se në atë moment duhej të ishte në fushën e blertë me fanellën e klubit rus, për ndeshjen e kampionatit kundër Anzhit.

Praninë e 34-vjeçarit në “Juventus Stadium”, më 9 dhjetor të vitit të kaluar, nuk e zbuloi një burim anonim, por befasisht një foto e shfaqur rastësisht në rrjetet sociale, shkruan Top Channel.

Reagimi i Dinamos së Moskës nuk mund të mos mungonte, e siç raporton agjencia ruse e lajmeve “TASS”, është hapur një hetim i brendshëm që mund të çojë deri në përjashtimin e sulmuesit nga klubi moskovit.

Raportet e Pogrebnyak dhe klubit janë përkeqësuar prej kohësh, ndërsa trajneri Chochlov e ka lënë jashtë grumbullimit për disa ndeshje.

Related posts

E KONFIRMUAR: Spanja rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018!

Q.Autor

Dy “gjigandët” turk në tratativa për të siguruar shërbimet e Ibrahimovic

Q.Autor

KOSOVA/ Herolind Shala mund të kthehet në Norvegji

Q.Autor

Leave a Comment