Futboll La Liga Sport

Busquets OPTIMIST/ Spanjolli beson se Barça do të fitojë të gjithë titujt në sezonin e ri

Barcelona e filloi me një fitore 3-0 sezonin 2018/19 në La Liga. Katalunasit fituan ndaj Alaves dhe lojtari i ndeshjes ishte Lionel Messi që shënoi dy gola.

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, beson se me argjentinasin në krye ata mund të fitojnë të gjithë titujt në sezonin e ri.

“Të kalojmë Alavesin na kushtoi shumë, deri sa u shfaq një vepër arti nga Messi”. “Mendoj se sezoni do të jetë pozitiv për ne pasi jemi përforcuar mjaft mirë. Shpresoj të fitojmë tre titujt”, ka thënë spanjolli pas ndeshjes.

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës në La Liga është ndaj Valladolidit. Autor i golit tjetër në ndeshjen e parë sezonale për klubin katalunas ishte braziliani, Philippe Coutinho.

Related posts

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Manchester United i vë çmim Pogbasë, por është përtej mundësive të Juventus-it

Delo.autor

“IBRA SHQIPTAR” FENOMENAL/ Gol fantastik me Olimpiakosin në derbin grek (VIDEO)

Delo.autor

“PJESËN E PARË E PASHË NË KËMBË”/ Djali i Mancinit tregon prapaskenat dhe telefonatën me të atin pas triumfit

Delo.autor

Leave a Comment