Futboll Sport

Formacionet/ Teuta pret Flamurtarin, Shkëmbi e Daja me skemë sulmuese

Teuta do të presë Flamurtarin prej orës 19.45, në ndeshjen e fundit të javës së parë në Superiore. Bledi Shkëmbi e Ilir Daja debutojnë në stolat përkatës dhe për ndeshjen e sotme hedhin në fushë shumë lojtarë të rinj afruar në verë.

Hidi, Bicaj, Osmani, Sidibe, Avdyli, Traore e Kamara janë emrat e rinj në formacionin durrsak.

Koliçi, Kotobelli, Batha e Torasa në formacionin vlonjat debutojnë, ndërsa Veliu e nis nga stoli, duke bërë që Flamurtari të luajë pa qendërmbrojtës real.

Të dyja palët luajnë me një skemë elastike, që kalon me 4-3-3 në fazën sulmuese, ndaj pritet një ndeshje e bukur dhe ndoshta më me sukses e gola se sfidat e tjera të javës hapëse.

Teuta – Flamurtari

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Osmani, Bicaj, Hakaj, Avdyli, Sidibe, Kruja, Traore, Kamara, Latif.

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Deliaj, Kotobelli, Musta, Useini, Batha, Hyseni, Torasa, Bushiç

Arbitra: A. Beqiri, E. Barushi, D. Myftari, K. Cjapi

Related posts

Simbolet e veçanta të ekipeve në Botëror, nga tre luanët te gjelat, kangurët…

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Roma-Juventus. Rezultati 1-2

Delo.autor

Merkato e ‘çmendur’, rekorde të thyera nga klubet dhe lëvizje të emrave të njohur (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment