Futboll Premier League Sport

NUK KANË KLAS/ Vjen replika e Guardiolas ndaj akuzës së Mourinho

Pep Guardiola i përgjigjet publikisht Mourinhos, që kishte kritikuar Manchester City për mungesë klasi. Gjithçka pas dokumentarit të publikuar në lidhje me sezonin e suksesshëm të “Qytetarëve” vitin e kaluar. “Ai ka të drejtë, klasi nuk blihet, nuk mendoj se treguam mungesë respekti, nuk ishte ky qëllimi ynë. Ne jemi një klub që dëshiron të rritet dhe të fitojë tituj, por ky është opinion i tij…”, replikoi Guardiola. Mourinho nuk e pëlqeu episodin e parë nga tetë të serisë “All or Nothing” (“Gjithçka ose Asgjë”) e realizuar nga ‘Amazon’, kishte të bënte me javët e fundit të sezonit 2017/2018.

“Unë nuk e ndoqa, por di disa gjëra për filmin, nuk është e domosdoshme të tregosh mungesë respekti për të bërë një film fantastik”, kishte deklaruar Mourinho, i cili shfaqet disa herë gjatë atij episodi, sidomos gjatë derbit të fituar nga ‘Djajt e Kuq’ në prill, çka vonoi titullin e rivalëve. “Reagimi im është se nëse je klub i pasur, mund të blesh futbollistë të nivelit maksimal, por nuk mund të blesh klasin, ky është reagimi im i parë. Reagimi im i dytë është se mund të kërkoj të drejtat e imazhit, pasi unë shfaqem në atë film. Por nëse ata më dërgojnë një nga fanellat që kishin në tunel, për të cilat thanë se i kishin bërë në ditën e derbit, atëherë unë heq dorë nga të drejtat”, ishte shprehur Mourinho në lidhje me dokumentarin e Manchester City.

Related posts

Shokohet Milan! Ylli i madh i “KUQEZINJVE” po largohet përfundimisht

Sadik.Autor

SUKSESI I PARË SI TRAJNER I MEKSIKËS/ Maradona shkon në play-off!

Isa.Autor

O ÇFARË GOLI/ “SNAJPERI” SHQIPTAR dhuron një tjetër “perlë” për Maqedoninë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment