Champions League Futboll

Intervista e Allegri: Kemi shumë pak mundësi, por do të luajmë si të ishte finale

Eshtë një prag-ndeshje shumë e vështirë për Juventus, që nesër në Madrid do të përpiqen të përmbysin humbjen 0-3 në ndeshjen e parë. “Ka shumë pak mundësi, – tha Allegri në konferencën për shtyp para ndeshjes. – Objektivi ynë është të arrijmë një rezultat pozitiv dhe do të luajmë si të ishte një finale.” Ja cila ka qenë intervista e tij…

– Diçka për ndeshjen e nesërme…

– Detyra jonë është që nesër do harrojmë humbje 3-0 në ndeshjen e parë, që ka qenë rezultat mashtrues. Duhet ta interpretojmë si të ishte një finale dhe të bëjmë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv. Gjatë ndeshjes nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, nesër duhet të bëjmë ndeshjen e duhur. Duhet të jetë një sfidë serioze dhe e luajtur mirë nga ana jonë.

– Çfarë do të ndryshosh në krahasim me ndeshjen e parë?

– Mungon Dybala dhe kësisoj në repartin e avancuar kam tre futbollistë që duhet të zgjedh për tre role. Higuain do të luajë me siguri, pastaj më duhet të zgjedh dy nga këta të tre: Mandzukic, Cuadrado dhe Douglas Costa.

– Çfarë sinjalesh ke marrë?

– Skuadra është stërvitur mirë, nesër është një çerekfinale dhe duhet të luajmë sa më mirë. Mundësitë për t’u kualifikuara janë shumë pak, duhet të jemi të aftë dhe me fat.

– Cilat janë mundësitë për të kaluar turnin?

– Kam thënë se ka shumë pak mundësi. Nuk jam përqindje. Objektivi ynë është të bëjmë një ndeshje të madhe, më pas të shohim. Për ne është e rëndësishme të fitojmë disa siguri që na i hoqi humbja 3-0 në ndeshjen e parë.

– Klima e eutrofisë te skuadra e Real mund të favorizojë Juventus?

– Mendoj se Real do të bëj një ndeshje serioze sepse ka shumë përvojë. Synimi ynë është të bëjmë një paraqitje të madhe dhe të jemi solid në fazën mbrojtëse.

– Eshtë më e vështirë të përgatisësh një ndeshje kundër Real apo kundër Barcelona?

– Janë dy skuadra të mëdha me karakteristika të ndryshme, edhe pse Barcelona ka ndryshuar në krahasim me vitet e fundit dhe e qarkullon topin më pak se në kohën e Guardiola.

– Çfarë taktike do të zgjidhni nesër?

– E thashë që do ta trajtojmë si të ishte një finale, sepse më vjen shumë keq për humbjen 3-0 në ndeshjen e parë, sepse nuk e meritonim. Do të synojmë të dalim me fitore nga Madridi.

Related posts

“ÇËSHTJA TE MILANI”/ Maldini bën sherr me Gazidis, shkaku quhet: Mesut Ozil!

F.autor

Mbrojtësi 70 milionë eurosh emërohet kapiteni i ri i Holandës…

Sadik.Autor

“JAM AMBJENTUAR NË KAZAKISTAN”/ Bitri: Partizani pa fat, ja çfarë i mungon ekipit

Delo.autor

Leave a Comment