Futboll Seria A Sport

MEDIAT SPANJOLLE PLASIN BOMBËN/ Modric tek Inter, me kosto zero (DETAJE)

Përgjatë javëve të fundit Luka Modric ishte ëndrra verore e Luciano Spallettit. Por tashmë duket se gjithçka ka marrë fund dhe Real Madrid nuk ka ndërmend të lëshojë numrin 10, të paktën për këtë sezon.

Nga Spanja vjen një lajm bombë që mesfushori kroat mund të largohet verën e ardhshme me kosto zero. Të paktën kështu pretendon kryeredaktori i të përditëshmes spanjolle “AS”, Manuel Esteban. Edhe pse Modric është nën kontratë me Realin deri në vitin 2020, sipas Esteban, ai nuk do të rinovojë me Realin dhe do të kërkojë të largohet që verën e ardhshme.

Madrilenët nuk e kishin pritur aspak mirë përpjekjen e Interit për të marrë kroatin dhe madje kërcënuan edhe me denoncim në FIFA, por ishte Modric që pranoi se kishte kontaktuar ai i pari duke thënë se donte të luante me Interin, ku janë edhe disa bashkëkombas të tij.

Në postimin e kryeredaktorit të AS në Twitter shumë komente i kanë kujtuar se kontrata e mesfushorit përfundon në vitin 2020 dhe ka shumë pak mundësi. Por me shumë mundësi, Esteban do të ketë dashur të nënkuptojë që Modric do të ndodhet sezonin e ardhshëm në të njëjtën situatë siç ishte Thiabut Courtois këtë verë, i cili praktikisht detyroi Chelsean ta shiste për një shumë modeste, për të mos rrezikuar që ta humbiste pa fituar asnjë qindarkë një vit më vonë.

Related posts

NDEZ MERKATON E ARDHSHME/ Zidane: Më pëlqen shumë ky lojtar në Premier…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Brescia. Rezultati 1-0

Delo.autor

ATLETIKË/ Smajlaj zhgënjen në Berlin, nuk mbron dot titullin kampion

Isa.Autor

Leave a Comment