Futboll Seria A Sport

KATASTROFË/ INTERI zhgënjen që në start, gjunjëzohet nga një penallti (VIDEO)

Inter e ka nisur Serie A me humbje, teksa është mposhtur 1-0 në fushën e Sassuolo, në sfidën e vlefshme për javën e parë të kampionatit.

Zikaltërit dhuruan një paraqitje të dobët, shumë larg asaj që duhet të bëj një skuadër që pretendon titullin kampion.

Në mesin e pjesës së parë erdhi episodi që vendosi fatet e sfidës. Domenico Berardi fitoi dhe shndërroi në gol një penallti, që e vuri ndeshjen në shinat e duhura për vendasit.

Inter u përpoq të barazonte në pjesën e dytë, por nuk ia doli, pavarësisht nga aktivizimi i Perisic dhe Keita. Icardi dhe shokën e tij e nisën në mënyrën më të keqe këtë kampionat.

Në kohën shtesë, portieri i Sassuolo, Andrea Consigli, bëri një pritje vendimtare ndaj tentativës me kokë të De Vrij, duke u bërë “heroi” i ekipit të drejtuar nga Roberto De Zerbi.

 

Related posts

Lazio e “burgos” me kontratë të re, Milinkovic-Savicit i dyfishohet paga

Isa.Autor

KAOS TOTAL/ PLASI SHERRI Pogba-Lukaku në mes të fushës ndaj Valencias

Isa.Autor

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Trajneri portugez largohet nga një klub në sezonin e tij të tretë, për këtë arsye…

Isa.Autor

Leave a Comment