Futboll La Liga Sport

Lopetegui e nis me fitore/ Carvajal dhe Bale i japin fitoren në DERBI Real Madridit (VIDEO)

Real Madrid e ka nisur me fitore sezonin e ri të La Liga-s teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Getafe-n. Ishte një ndeshje ku Real nuk është vënë pothuajse fare në vështirësi teksa ka kontrolluar mirë lojën nën drejtimin e trajnerit të ri Julen Lopetegui.

Ishte Bale ai që rrezikoi për të parën herë kundërshtare, por shtylla i mohon golin pas goditjes me kokë. Pak minuta më pas, ishte Carvajal ai që zhbllokoi rezultatin me një gol fantastik në hyrje të zonës. Që pas atij momenti vendasit arritën ta menaxhonin shumë mirë ndeshjen falë eksperiencës së lojtarëve si Ramos apo Kroos.

Pas pushimit, ishte Gareth Bale ai që dyfishoi rezultatin në minutën e 51′. Getafe nuk arrin të tregohet e rrezikshme atëherë kur ka mundësinë të kundërsulmojë, teksa Navas – i cili ka fituar tuelin me Courtois për vendin e titullarit mes dy shtyllave – nuk është vënë thuajse asnjëherë në vështirësi. Real e kontrolloi mirë ndeshjen në minutat e mbetura dhe e ka nisur sezonin e ri bindshëm dhe me tre pikë në xhep.

Related posts

U emërua trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës/ Ja kush është Bernard Challandes

Q.Autor

ARRIHEN MARRËVESHJET E REJA/ Inter u rinovon kontratat 3 titullarëve, ja emrat

Delo.autor

GAFA E SULMUESIT KAMERUNAS/ Gabimisht publikon VIDEO nga shtrati me të dashurën

Delo.autor

Leave a Comment