Futboll Premier League

E FUNDIT/ Theo Walcott i kalon testet mjekësore te Evertoni

Theo Walcott i ka kaluar testet mjekësore dhe ka rënë në ujdi për kushtet personale me Evertonin, para kompletimit të transferimit të tij nga Arsenali, raporton Sky Sports.

Ambicia e klubit nga Merseyside dhe mundësia për të shpenzuar, si dhe dëshira e vetë Walcottit për të punuar me trajnerin Sam Allardyce kanë qenë arsyet kryesore prapa vendimit të tij për ta zgjedhur Evertonin.

Dortmundi dhe Southamptoni kanë shprehur interesim për të, por Walcott ka vendosur se dëshiron të luajë nën urdhrat e Big Sam.

Sky Sports mëson se shuma e transferimit të tij pritet të jetë rreth 22 milionë euro.

Related posts

MILANI NUK NDALET/ HIGUAIN shënon golin e dytë personal ndaj Chievos (VIDEO)

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Flet trajneri Duro: Përgjegjësia ishte shumë më e madhe, sepse…

Delo.autor

LISTA E PLOTË E ITALISË PËR EURO 2024/ Trajneri Spalleti largon 3 lojtarë

F.autor

Leave a Comment