Futboll La Liga Sport

Sezon i ri pa RONALDON/ Real Madrid zbulon liderin e ri të skuadrës (FOTO)

Real Madrid mbrëmjen e djeshme luajti ndeshjen e parë për sezonin e ri në shtëpi përballë Getafes. Ky 90 minutësh u mbyll me rezultatin 2-0, ku për vendasit shënuan Carvajal dhe Bale, i cili me shumë mundësi do të marrë “timonin” e kampionëve të Europës për këtë vit.

Të paktën kështu raporton e përditshmja “Marca”, ku ditën e sotme është hapur me uellsianin si lajm kryesor. Mbetet për t’u parë nëse anësori do të mund të bëjë rolin e udhëheqësit në “Santiago Bernabeu” pas largimit të Cristiano Ronaldos, i cili për vite me radhë ishte lojtari kryesor i skuadrës.

 

Related posts

Danimarka “perfekte”/ Vikingët “thyejnë” Perunë me pragmatizëm (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Nis sfida mes Spanjës dhe Ishujt Faroe

Delo.autor

PHOTO OF THE DAY/ Messi “fëlliq” Agueron. Ndërkohë që pi çajin, “pleshti”…

Delo.autor

Leave a Comment