Futboll Seria A Sport

Hamsik bëhet “qytetar nderi”/ De Laurentiis dashurohet me trajnerin Ancelotti

Aurelio De Laurentiis është që tani “i çmendur”, pas Carlo Ancelotti dhe Napoli. “Një fillim shumë i mirë, komplimente për Carlo dhe djemtë,” – shkroi presidenti në “Twitter”, pas fitores në javën e parë kundër Lazio, në “Olimpico”.

Numri 1 i klubit ka folur edhe gjatë një takimi me tifozët në Ishullin Filikudi: “Ancelotti ka treguar që në ndeshjen e parë kundër Lazio që di të vlerësojë futbollistët që ka në dispozicion. Janë të fortë, janë futbollistë shumë të aftë dhe do të marrim të tjerë vetëm nëse do të na duhet me doemos.”

Ndeshja e parë në shtëpi do të jetë të shtunën në mbrëmje, kundër Milan, në “San Paolo”. Në mëngjesin e asaj dite, kapiteni Marek Hamsik do të zgjidhet qytetar nderi i Napoli, ku jeton që nga viti 2007.

Related posts

(FOTO) Njihuni me skuadrat më të shtrenjta në botë, Manchester City prin listën

Q.Autor

RINOVIMI NUK NDAL LARGIMIN/ Zbulohet kontrata e sulmuesit të Kombëtares

F.autor

PJESË BAYERN NGA 2011/ Mbrojtësi Salihamidzic konfirmon largimin e futbollistit: Ishte vendim i përbashkët

Delo.autor

Leave a Comment