Futboll Seria A Sport

TRONDITET JUVENTUSI/ Portieri bardhezi tregon se cili është objektivi kryesor

Pas javës së parë, ku Juventus arriti një fitore më të vuajtur sesa parashikohet, flet Wojciech Szczesny. Tema e parë nuk mund të mos jetë debutimi i shumëpritur i CR7: “Cristiano është një futbollist i madh dhe i ka shtuar shumë vlera ekipit tonë. Për fat të keq nuk shënoi në ndeshjen e parë kundër Chievo, por jam i sigurt se do ta gjejë golin shumë shpejt.”

Numri 1 i bardhezinjëve nuk ka dyshime as për përgjegjësinë që i jep vendi i titullarit që për dy dekada la qenë i Buffon: “Për të luajtur mirë në Champions, duhet të bëjmë edhe një punë të mirë në kampionat, kështu fitohet besimi. Unë kam besim te vetja.”

I pyetur se cili është objektivi kryesor, Szczesny tha: “Champions League është synimi ynë kryesor. Gjithsesi, fjalën e fundit e ka fusha.”

Related posts

“VESI VDES ME SHPIRTIN”/ Salihi vazhdon avazin e vjetër, shënon dopietë në AUSTRI (VIDEO)

Isa.Autor

PASIONI PËR SKUADRËN NUK I STEP/ Ultrasit e Gjilanit të papërmbajtshëm gjatë pandemisë së koronavirusit (VIDEO)

Delo.autor

Nga Fekir te Dembele/ NJIHUNI me 10 transferimet që mund të ndodhin në Angli

Isa.Autor

Leave a Comment