Futboll Seria A Sport

CIKLI I RI/ Bakayoko, Higuain dhe Caldara: Gattuso e ka gati boshtin e ri të skuadrës FITUESE

Milan ka zhvilluar një nga merkatot më të çuditshme të kësaj vere. Në fillim klubi ishte në prag falimenti dhe më pas me marrjen në dorëzim nga amerikanët e Elliot çdo gjë mori drejtimin e duhur. Me dy dirigjentët, Maldini dhe Leonardo në krye, Milan arriti të bënte disa goditje në këtë sesion merkatoje, duke marrë disa lojtarë cilësorë.

Një analizë e prestigjozes italiane, Gazetta Dello Sport skanon Milanin e ri që i është dorëzuar teknikut Genaro Gattuso. Sipas Gazetta Dello Sport në këtë merkato Milan ka rritur t’i dhurojë trajnerit Gatuzo një bosht të ri. Edhe pse bosht disi modest, Bakayoko, Higuain dhe Caldara mund të quhen një garanci për teknikun kuq e zi.

Kjo trio do të jetë baza ku do të mbështet më së shumti trajneri i kuq e zinjve dhe do të zëvdësojë atë të sezonit të shkuar që nuk dha shumë rezultat. Vitin e shkuar në këto tre pozicione luanin Kalinic, Biglia dhe Bonucci. Argjentinasi vijon të jetë në Milano, por nuk besohet që të ketë të njëjtën peshë që ka mbajtur edhe sezonin e mëparshëm.

Në pritje të adaptimit të anësorëve, Laxalt dhe Castillejo, Milani i ri do të fillojë nga boshti qendror që duket se është gati për startin e këtij kampionati, shkruan ndër të tjera gazeta italiane.

Gjatë merkatos Milan pati shfaqur edhe një interesim të fortë për, Sergej Milinkovic Savic, por pa mundur dot ta konkretizojë afrimin e tij.

Related posts

MILAN-INTER/ Derbi në merkato për mesfushorin e Manchester United. Pritet…

F.autor

“TIRANË, SULMO NGA KRAHËT DHE SULMO”/ Peço “spiunon” Young Boys: “Bardheblutë” i favorizon shumë…

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Finlandë-Belgjikë. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment