Futboll Seria A Sport

STARTI ZHGËNJYES I KAMPIONATIT/ Klubi i Serisë A mendon për trajner të ri. Në pole Sarri dhe Spaleti

Klubi i Fiorentinës ka zhgënjyer në startin e edicionit të ri të Serisë A. “Vjollcët” e Xhuzepe Iakinit, kanë grumbulluar vetëm 4 pikë në 4 ndeshje, teksa barazimi ndaj Specias, nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e Fiores, të cilët po mendojnë për një ndryshim të mundshëm në pankinë.

Ditën e sotme, në mediat italiane, kanë qarkulluar 2 emra mjaft të njohur, që shihen si alternativa të mundshme për të zëvendësuar Iakinin. Bëhet fjalë për Mauricio Sarrin, i cili është në bisedime me Juventusin për prishjen e kontratës, si dhe Luçiano Spaleti, i cili së fundmi drejtoi Interin.

Kujtojmë që edhe Spaleti duhet të zgjidhë çështjen e kontratës me klubin zikaltër, e cila përfundon në fund të këtij sezoni. Fjala e fundit i mbetet presidentit Roko Komiso, për të vendosur në lidhje me të ardhmen e stolit të Fiorentinës.

Related posts

FSHF MERR VENDIMIN ABSURD/ Ja çfarë do të ndodhë me Kategorinë e Dytë

Delo.autor

“GJAHTARËT E GOLIT”/ ICARDI i përgjigjet VIERIT: Keni qenë gjithmonë një…(FOTO)

Isa.Autor

TRANSFERIMI I BUJSHËM TEJK CHELSEA/ Sarri: Ja pengesa më e madhe për Higuain

Delo.autor

Leave a Comment