Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Liverpooli fiton 2-0, me pikë të plota pas dy javësh

Një penallti e ekzekutuar nga James Milner dhe një gol i Manèsë në kohën shtesë, i kanë mjaftuar Liverpoolit për të marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje të sezonit të ri në Premier League.

Edhe pse ndaj një rivali modest si Crystal Palace, “të kuqtë” janë gjendur përballë vështirësive dhe u desh një ndërhyrje e gabuar në zonën e rreptësisë kundrejt sulmuesit më të dalluar, Mohamed Salah, që të fitohej e drejta e goditjes së 11-metërshit në minutën e 45-të dhe të fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, ndonëse vendasit mbetën në inferioritet numerik, si pasojë e daljes me karton të kuq të mbrojtësit të djathtë, Wan-Bissaka, u desh vetëm minuta e 3-të shtesë që “të kuqtë” të shënonin sërish për të vulosur fatet e takimit me rezultatin 2-0, falë golit të Sadio Mane.

Liverpooli tashmë gjendet mes 6 ekipeve me pikë të plota pas dy javëve, mes të cilëve kampionët e Manchester Cityt, Chelsea dhe Tottenham.

Related posts

FORMULA 1/ Drejtori sportiv Wolff pranon: Max paraqet rrezik për titullin e tetë të Hamilton

Delo.autor

Legjenda e Ukrainës sulmohet nga ish-vjerra (VIDEO)

Sadik.Autor

“LEGJEONARËT”/ Super gol ndaj rivalëve, mesfushori i Shpresave nuk ndalet në Angli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment