Futboll La Liga Sport

E DUAN TË GJITHË/ Rafinha drejt Betisit, i prish një tjetër pazar INTERIT

Ndonëse zhvilloi paraqitje mjaft të mira me fanellën e Interit gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar, drejtuesit e klubit zikaltër vendosën të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes së brazilianit Rafinha.

Fantazisti u rikthye te Barcelona dhe pavarësisht paraqitjeve të mira në miqësoret e verës, duket se nuk do të qëndrojë gjatë aty, pasi është në pritje të mësojë të ardhmen e tij.

Mediat spanjolle raportojnë se babai menaxher i Rafinhës, është parë pasditen e sotme në Sevilla, ku ka takuar drejtuesit e Betisit, skuadër që mund të marrë shërbimet e lojtarit.

Natyrisht që ky është një lajm që lë shije të hidhur te Interi, pasi zikaltrit kanë qenë në negociata me skuadrën andaluziane, për transferimin e portugezit Joao Mario.

Nëse Rafinha vendos të transferohet te Betis, atëherë portugezi do të vijojë të mbetet te Interi dhe do t’u kushtojë shtrenjtë zikaltërve, që do të paguajnë një pagë të majme, për një futbollist që nuk bën pjesë në planet taktike të trajnerit.

Në këto momente është e sigurt që te Interi po mendojnë se sa mirë do kishte qenë të blinin Rafinhën, pasi do të kishin shtuar alternativat në dispozicion të Spallettit dhe do të ishin liruar nga Joao Mario.

Related posts

SHËNOI SUPERGOL/ Tifozët e Lyon po çmenden për Xherdan Shaqirin (VIDEO)

Delo.autor

PREMTON SHUMËN PËR TË ARDHMEN/ Talenti nga Saranda firmos me Akademinë e Manchester Cityt

F.autor

PLAS KEQ TEK ARSENAL/ Lojtarët sherr me njëri-tjetrin para fillimit të ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment