Futboll Seria A Sport

PLAS TEK INTERI/ Spalletti SHERR dhe KACAFYTJE me lojtarët gjatë stërvitjes pas humbjes

Situata në “Appiano”, qendrën stërvitore të Interit, nuk ka qenë aspak e mirë pas humbjes që ekipi zikaltër pësoi në javën e parë të Serisë A ndaj Sassuolo. Sipas “Gazzetta Dello Sport” ka patur një ballafaqim të fortë mes trajnerit Luciano Spalletti dhe lojtarëve, madje nuk kanë munguar edhe tonet e ashpra nga ana e trajnerit, që ka mbetur i pakënaqur nga loja e lojtarëve të tij. Për momentin nuk ka dënime apo masa nga ana e drejtuesve të klubit, që janë mjaftuar me këtë takim të parë verbal mes trajnerit e lojtarëve për të kuptuar problemet që janë hasur.

Sipas trajnerit, lojtarët kanë luajtur nën mundësinë e tyre, por edhe zëvendësimet e bëra nuk dhanë atë impakt që pritej në fushë. Shumë pak raste të krijuara, një lojë e avashtë dhe lojtarët hasnin vështirësi për t’u afruar në zonën e kundërshtarit. Vetëm disa aksione personale të Asamoah e Perisic ishin shumë pak për Interin, që e meritoi humbjen dhe kritikat e tifozëve. Por nuk ka më alibi, pasi rivalët fituan dhe morën 3 pikët e para, ndaj pas kritikave të trajnerit të gjithë kanë vijuar kokëulur stërvitjen, për të përgatitur ndeshjen e ardhshme në kampionat.

Related posts

Një tjetër legjendë spanjolle në Japoni, Fernando Torres prezantohet tek Sagan Tosu

Isa.Autor

Gol i çmendur në ndeshjen Kosta Rika-Serbi (VIDEO)

Sadik.Autor

ÇFARË KLASI/ River Plate barazon rezultatin ndaj Boca Juniors (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment