Futboll Premier League Sport

Sarri fol pa “dorashka”/ Këtij lojtari i falem symbyllur, i kam besuar fatin tim tek Chelsea

3 fitore në 3 ndeshje të luajtura, një start i përkryer për trajnerin Mauricio Sarri në krye të Chelsea, që synon të ruajë këtë ritëm edhe në javën e katërt, kur “blutë” e Londrës do të presin edhe skuadrën e Bournemouth. “Jam shumë i lumtur për këtë nisje të kampionatit edhe pse e gjithë kjo nuk do të thotë gjë, pasi kampionati është i gjatë. Kemi marrë 9 pikët dhe kjo ka më shumë rëndësi, pasi na duhet të vazhdojmë të punojmë me këtë ritëm, për të qenë gjithnjë në krye”, u shpreh trajneri italian.

Sarri i ka besuar çelësat e skuadrës mesfushorit brazilian të natyralizuar italian Jorginho, që e mori me vete nga Napoli. Për trajnerin ai është një pikë referimi. “Jorginho i njeh në mënyrën e përkryer të gjitha skemat e mia, tipin tim të lojës dhe për mua, për skuadrën, është i rëndësishëm. Ka në dorë çelësat e ekipit. Kante? Mund të luajë në çdo cep të mesfushës në lojën time, por pranoj se mbeta i mahnitur nga aftësitë e tij teknike”, tha më tej Sarri.

Duke folur për ndeshjen e radhës ndaj Bournemouth, trajneri italian shton: “Një rival i rrezikshëm për ne, një ekip i organizuar mirë dhe i fortë në kundërulm. Ndaj ndeshja është e vështirë, por do të luajmë për të kontrolluar topin dhe për të marrë 3 pikët”, tha Sarri, që konfirmoi se do të mungojë Cesk Fabregas, i dëmtuar.

Related posts

STATISTIKAT/ Immobile krah emrave të mëdhenj të Lazios, goli ndaj Atalantës e fut në histori të klubit

Delo.autor

Agjenti i Jordi Alba-s “thumbon” Barcelonën

Sadik.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË PËR HAALAND/ Watzke: Oferta e Manchester United ishte më e mirë, por…

Delo.autor

Leave a Comment