Futboll Seria A Sport

TITULLAR tek ATALANTA: Gjimshiti: Me Gasperinin mund të bëj kërcimin e madh…

Pas performancës pozitive te Benevento, Berat Gjimshiti u rikthye te Atalanta, ku ka fituar edhe vendin e titullari. Largimi i Kaldarës drejt Milanit, i hapi rrugën shqiptarit, i cili në 2 ndeshjet e fundit është aktivizuar si titullar. Në një prononcim për mediat italiane Gjimshiti ka komentuar zërat e markatos si dhe ka theksuar objektivat për sezonin e ri.

“Ishin mundësitë për të ikur, por më pas me menaxherin tim dhe drejtuesit i vlerësuam gjërat me qetësi dhe vendosa të qëndroj tek Atalanta. Në dy vitet e huazimit jam rritur shumë, por ky vit mund të jetë vendimtari për mua. Kjo pasi me z. Gasperini mund të bëj atë kërcimin e madh në cilësi.

Këtu ka mbrojtës që kanë bërë mirë për dy vite dhe unë po përiqem të mësoj sa më shumë të jetë e mundur. Jam i kënaqur me atë që kam bërë deri më tani, por kam qëndruar në ekip sepse dua të tregoj vlerat e mira. Është një moment i mirë për ekipin dhe duhet të vazhdojmë kështu. Duam të shkojmë në grupet e Europa League. Po punojmë shumë dhe ndeshje si këto me Frozinonen, ku fitojmë duke krijuar shumë mundësi shënimi, na ndihmojnë të gjejmë besimin e duhur”, u shpreh Gjimshiti.

Related posts

LIVE/ Po luhet finalja e Superkupës së Gjermanisë Dortmund-Bayern Munich. Rezultati 2-0

Delo.autor

SURPRIZA E MADHE E FIFA-s/ Ja kush është skuadra në krye të rënditjes (FOTO)

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Muller dhe “vesi” kundër Barcelona-s, askush si ylli gjerman

Delo.autor

Leave a Comment