Futboll La Liga Sport

MERKATO E ÇMENDUR/ Derbi për ALONSON, Barcelona “piketon” një talent

Markos Alonso është nën kontratë me Çelsin, por për shërbimet e anësorit të majtë ka interesim nga dy klube. Reali I Madridit është një nga klubet kandidate për të përfituar shërbimet e spanjollit, që më parë ka qenë pjesë e madrilenëve.

Por, sipas “AS”, tani në skenë ka dalë edhe një tjetër klub dhe është Atletiko e Madridit. Me Felipe Luis që ka një ofertë nga PSG, Alonso është kthyer në një objektiv të skuadrës së Diego Simeones. Gjithsesi Çelsi vendos, edhe pse duhet thënë se me Realin londinezët gëzojnë marrëdhënie të mira, pasi së fundmi i kanë marrë Kurtua dhe i kanë dhënë Mateo Kovaçiç.

Ndërkohë edhe Barcelona është në merkato për një qendërmbrojtës. Katalanasit shitën tek Evertoni kolumbianin Jerri Mina dhe sërish i kanë hedhur dytë në Amerikën Latine dhe janë gati të shpenzojnë 10 milionë euro për një 19-vjeçar.

Leonardo Balerdi është objektivi i Barcelonës. Lojtari në fjalë është angazhuar së fundmi me ekipin e parë të Boka Zhuniors. Një element me perspektivë, që do t’i bënte punë Barcelonës për të ardhmen. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet.

Related posts

REVOLUCION TEK ARSENALI NË VERË/ Ja 7 titullarët me valixhet gati që largohen në fund të sezonit

Delo.autor

RASTI I ARTË/ E pabesueshme çfarë bën Rashford nga penalltia (VIDEO)

F.autor

NBA, Boston drejt finales së pamundur (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment