Futboll Sport

NGA POGBA TEK KESSIE/ Njihuni me lojtarët “top” që mund të firmosin ku të duan në janar

Merkato po afron dhe janë disa lojtarë të klasit botëror të cilëve kontrata u skadon në qershor dhe këtë janar do të jenë të lirë për të firmosur me një skuadër tjetër.

Një prej tyre është Paul Pogba. Eksperienca e tij te Manchester United po shkon drejt fundit. Raiola nuk e ka përjashtuar mes hipotezave të ndryshme një rikthim romantik te Juventusi, por do të duhej një sforco e jashtëzakonshme nga të dyja palët për të gjetur një akord për pagën, dhe vështirë se diçka e tillë do të ndodhë. Ndërkohë Paris Saint-Germain, që e kishte tentuar lojtarin që në verë, ndjek me interes zhvillimet e situatës. Reali i Madridit mbetet më pas në garën për lojtarin tani që nuk është Zidane në stol, dhe duke qenë ka si prioritet firmën me Mbappe.

Lista vazhdon me Franck Kessie. Dialogu me Milanin ende nuk ka prodhuar asnjë rezultat. Lojtari e mbylli 2021 në rritje dhe kjo mund ta avantazhojë në tratativën për rinovimin e kontratës, ku ka një diferencë të madhe prej disa milionë eurosh mes asaj që i ofron Milani dhe asaj që pretendon mesfushori. Në të njëjtën kohë është e vështirë të imagjinohet që te kuqezinjtë të përsëriten rastet e Donnarumma e Calhanoglu, që u humbën me parametra zero pas muaj diskutimesh.

Insinje ndërkohë është një tjetër lojtar pranë skadimit të kontratës. Ai dëshiron të qëndrojë te Napoli dhe Napoli do ta mbajë, por me shifra më të ulëta nga sa përfiton aktualisht, ndërkohë që kapiteni do një pagë më të mirë. Diskutimet e fundit nuk kanë qenë pozitive dhe skuadra të ndryshme kanë nisur të informohen për situatën e lojtarit. Nëse tratativat për rinovimin dështojnë, mund të vijnë shpejt dhe ofertat konkrete. Inter, Lazio dhe Roma janë të interesuara në Itali, ndërsa jashtë saj mendojnë për Isninjen dhe Bajerni i Mynihut dhe Tottenham, ku lojtari gëzon vlerësimin e Conte-s dhe Paratici.

Në udhëkryq është dhe Andrea Belotti. Nuk ka asnjë të re në lidhje me qëndrimin e mundshëm të tij në Torino, me sulmuesin që në vitet e shkuara ka ndezur disa sesione të merkatos. Ndërkohë problemet fizike në këtë gjysmë të parë të sezonit mund të ndryshojnë skenarët duke shtyrë çdo vendim për në qershor.

Denis Zakaria. Zvicerani i lindur në 1996, është një nga profilet më interesante të merkatos, dhe mund të ndryshojë fanellë që në janar, pa arritur në përfundimin natyral të kontratës që e lidh me Borussia Munchengladbach. Është objektivi kryesor për mesfushën e Juventusit që i duhet të bëjë llogaritë me konkurrencën e Dortmundit.

Related posts

Urban Kairo rikthimin i Venturës në Serie A: Kur ai është me të vërtetë në të mirën e tij

Sadik.Autor

“BOOM BOOM” UZUNI/ Futbollisti i Kombëtares shënon gol fantastik me kokë në Champions (VIDEO)

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Asist fantastik i Hysajt, mbrojtësi Koulibaly realizon me finte ndaj Spezia-s (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment