Futboll La Liga Sport

Lajme të këqija për Atleticon/ Sulmuesi dëmtohet rëndë në gju dhe humb…

Sulmuesi anësor i Atletico Madrid, Vitolo, ka dëmtuar ligamentin e gjurit gjatë ndeshjes së parë të sezonit ndaj Valencia-s ditën e hënë, këtë e ka konfirmuar klubi spanjoll. Lojtari i përfaqësueses spanjolle u fut në fushë në minutën e 63’ duke zëvendësuar Thomas Lemar në Mestalla por ka dëmtuar gjurin në minutat e fundit të ndeshjes.

Një skanim ka zbuluar se ai ka pësuar një tërheqje të gradës së dytë të ligamentit të brendshëm kolateral në gjurin e majtë. Atletico nuk ka dhënë një datë rikthimi por thuhet të jetë pas disa javësh.

Vitolo bëri 23 ndeshje me klubin sezonin e kaluar, megjithëse nuk ishte në gjendje të luante deri në janar për shkak të pezullimit të Atletico-s nga La Liga.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Drithërima në portën e korçarëve, e pabesueshme çfarë humbet Dzaria (VIDEO)

Isa.Autor

U SHPALL MË I MIRI I NDESHJES/ Lojtari çuditërisht shpërblehet me një kallash (VIDEO)

Delo.autor

“BUJQËSIA MË INTERESON”/ Piloti Vettel i habit të gjithë: Mora lopatën dhe punova tokën

Delo.autor

Leave a Comment