Futboll Seria A Sport

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Inter i bën “dhuratën” e fundit e Antionio Contes, ja emri surprizë

U mendua se Christian Biragi, por mbi të gjitha Alexis Sanchez do të ishin dy surprizat e fundit për teknikun Antonio Conte.

Kiliani është një përforcim i rëndësishëm në repartin ofensiv, ku së bashku me Lukakun do të kërkojnë golat për të rikthyer Interin në majën më të lartë të futbollit italian.

Megjithatë, për t’i lehtësuar punën dy sulmuesve, drejtuesit zikaltër duket se kanë gati edhe një fantazist.

Bëhet fjalë për Oscar, ish-futbollistin e Chelseat, i cili prej dy vitesh aktivizohet në Kinë me ekipin e Shangai Shenhua.

Dyshimet për një transferim të mundshëm te zikaltrit kanë ardhur prej disa fotove, ku braziliani është parë në Milano para selisë së klubit të Interit.

Mesa duket, 27-vjeçarin e ka kapur nostalgjia për t’iu rikthyer futbollit europian dhe Interi me trajnerin Antonio Conte, ish-trajneri i tij te Chelsea, mund t’i paraqesin projektin e duhur.

Related posts

MUND TA DËBONTE NGA SHTËPIA/ Trajneri i Manchester Unitedit nuk dëbon Van Dijk, ja arsyeja

Delo.autor

ZYRTARE/ Merret vendimi i rëndësishëm për “El Clasico” e parë të sezonit

Delo.autor

“KY VENDIM ËSHTË…”/ U përjashtua nga Roland Garros pasi doli pozitiv me Covid-19, tenisti hedh në gjyq turneun

Delo.autor

Leave a Comment