Futboll La Liga Sport

PSG ngel me “gisht në gojë”/ Ylli i Barcelonës nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou”

Ivan Rakitiç nuk do të largohet nga Barcelona këtë verë.

Klubi katalanas u ka shuar çdo shpresë Paris Saint Germain, duke i ofruar 30- vjeçarit një kontratë të re, me një rritje page të konsidrueshme. Kontrata aktuale e mesfushorit përfundon në 2021, por Barcelona është e dëshpëruar që ta mbajë atë në ekip, dhe në “luftën” me klubin francez, në ndihmë i vjen edhe dëshira e mesfushorit, i cili ka shprehur se dëshiron që të qëndrojë në “Camp Nou”.

E vetmja mënyrë që PSG të blejë kroatin këtë verë, është që të paguajë klauzolën e lirimit, prej 125 milion eurosh- dhe gjasat janë të pakta duke marrë parasysh problemet e klubit francez me “fair play financiar”. Sipas prestigjozes, MARCA, drejtuesit e gjigandëve spanjollë, të vetëdijshëm për interesin e PSG, kanë lëvizur shpejt, duke bërë atë që ishte e nevojshme për të mbajtur lojtarin e tyre: një kontratë të re. 30-vjeçari është bërë pothuajse i pazëvendësueshmë për trajnerin Ernesto Valverde. Është e vështirë që të imagjinohet fitimi i sezonit të dytë pa Rakitiç, duke marrë parasysh partneritetin kyç që ka formuar me Sergio Busquets.

Gjithashtu, Rakitiç ka një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, duke u cilësuar si një nga lojtarët me më shumë ndikim në dhomat e zhveshjes. Ndikimi i tij nuk ka ndryshuar, përkundrazi është përforcuar, pas performancës së jashtëzakonshme në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Së fundmi, ai mori një ofertë të madhe financiare nga PSG, por në fund i dha përparësi Barcelonës, e cila më pas iu përgjigj me një kontratë të përmirësuar.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Katër skuadra në duel, ja shteti ku do të luhet…

Delo.autor

“TURP QË FESTUAN KUR UNË GJENDESHA NË SPITAL”/ Piloti Verstappen reagon pas aksidentit: Dënimi i dhënë për Hamilton…

Delo.autor

PO “SHIJON” HUAZIMIN NË BUNDESLIGA/ Achraf Hakimi: Kritika e “legjendës” Marcelo e padrejtë

Delo.autor

Leave a Comment