Sport Tennis

ASKUSH SI NADAL/ Tenisti spanjolli vendos rekordin e jashtëzakonshëm

Tenisti spanjoll Rafael Nadal triumfoi pak ditë më parë në turneun e Accapulco (Meksikë), suksesi i parë sezonal për 34-vjeçarin. Ky triumf pa një të veçantë për Nadal, pasi e bën atë një legjendë në sportin e tenisit.

Ai është tenisti i vetëm që arrin të fitojë të paktën një trofe në vit prej 17 sezonesh radhazi. Askush tjetër nuk ka arritur të jetë fitues për një periudhë kaq të gjatë. Madje as Federer, që ka fituar të paktën një turne për 15 sezone radhazi, ashtu sikurse Novak Djokovic.

Spanjolli ka mundësi që ta thyejë edhe më tej këtë rekord nëse vazhdon të luajë edhe vitin tjetër e natyrisht nëse arrin të jetë i suksesshëm. Nadal ka shumë avantazh në fushat me dhè, që është sipërfaqja e tij e preferuar e ku fiton thuajse në të gjitha turnetë ku merr pjesë.

Renditja

1-Rafael Nadal, 17 sezone

2-Roger Federer, 15 sezone

3-Novak Djokovic, 15 sezone

4-Ivan Lendl, 14 sezone

5-Jimmy Connors, 13 sezone

Related posts

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Klopp qau kur pa mjekët në spital duke kënduar “You’ll Never Walk Alone” (VIDEO)

Delo.autor

MBROJTJA “FUT UJË”/ Milan në alarm, Fiore shfaqi problemin më të madh të “djallit”

Delo.autor

E PABESUESHME NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Talenti i Realit shënon golin e parë në La Liga, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment