Futboll Sport

Nuk i ndahet tersi Kombëtares/ Odise ROSHI i thotë lamtumirë Ligës së Kombeve (FOTO)

Odise Roshi do të mungojë minimalisht për 6 muaj nga fushat e lojës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi rus i Akhmat Grozny, sipas së cilit dëmtimi për mesfushorin shqiptar në ligamentet e gjurit është i rëndë dhe do të nevojitet operacioni.

Dëmtimi ndodhi në sfidën ndaj Rubin Kazan, me Roshin që ka këputur ligamentet e gjurit të djathtë, një dëmtim të ngjashëm me atë që pësoi edhe Armando Sadiku në Spanjë te Levante. 27-vjeçari do të operohet ditën e hënë në një klinikë të specializuar në Romë, e do të nis më pas rekuperimin e gjatë, duke humbur plotësisht ndeshjet e para të Kombëtares kuqezi në Ligën e Kombeve.

 

Related posts

Botërori 2018/ Belgjika në ankth, fati i keq nuk i ndahet mbrojtësit

Sadik.Autor

TOTTENHAM-CHELSEA/ Pritet një Derbi i zjarrtë dhe të dhurojë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Inter, Milan dhe Roma në garë për shërbimet e yllit të Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment