Futboll Seria A Sport

FAT I KEQ PËRNDJEK “ZIKALTËRIT”/ Spalletti humbet për sfidën ndaj Lazios yllin…

Eshtë futbollisti i momentit dhe ai që ka zëvendësuar Mauro Icardin te Interi. Goli me penallti në derbi i ka dhënë një tjetër dimension, teksa tifozët e duan edhe më shumë pas ngjarjeve që çuan në heqjen e shirtit për ish-kapitenin Icardi dhe faktit që ai qëndroi jashtë thuajse 40 ditë.

Por, Latuaro Martinez, që është rikthyer nga impenjimet me kombëtaren e Argjentinës, ku shënoi edhe gol, rrezikon të mos luajë ndaj Lazios. Përballë ekipit të Inzaghit, Spalletti ka humbur mbrojtësin De Vrij, por edhe “demi” është në rrezik.

Gjendja e tij fizike nuk është aspak e mirë, edhe pse koha në dispozicion është dy ditë, ndaj mund të rikuperojë, të paktën për të qenë në stol.

Lautaro është dëmtuar në sfidën ndaj Marokut, duke lënë fushën për një stërmundim muskuli. Nuk është asgjë serioze, por duhet ndjekur se si do të përgjigjet trupi i tij.  Ndërkohë, gati do të jetë Mauro Icardi, që ka rinisur stërvitjen me grupin.

Related posts

Mediat spanjolle: Sadiku i ka bindur që tani të gjithë në skuadër, po afron ora e tij

Q.Autor

John Guidetti: Suedia e vitit 1994, është modeli ynë

Sadik.Autor

Coutinho te Barcelona, transferimi është i pashmangshëm

Q.Autor

Leave a Comment