Futboll Seria A Sport

SHPËTON INTERI/ REALI gjen FAJTORIN e vërtetë për çështjen “MODRIC”

Real Madrid është duke konsideruar të përpilojë një ankesë për agjentin e Luka Modric pasi ka ofruar lojtarin tek Inter, sipas një raporti të Cadena Ser. Kroati do të qëndrojë te kampionët e europës për të paktën edhe një sezon megjithëse klubi italian bëri çmos ta merrte në San Siro.

Raportet tani thonë se Los Blancos do të ndërmarrin veprime ligjore ndaj përfaqësuesve të Modric pasi kanë folur me klube të tjerë.

Gjigantët italianë mendohet t’i kenë ofruar Modric një kontratë gjashtëvjeçare, në të cilën do të luanin për katër vite, përpara se të kalonte te klubi tjetër në pronësi të Suning, kinezët e Jiangsu.

Cadena Ser raporton se marrëdhënia mes dy klubeve, e cila ka qenë shumë e mirë, është prishur për shkak të kësaj historie. Modric u fut si zëvendësues në finalen e Superkupës europiane ndaj Atletico Madrid.

Related posts

DERBI MILANEZ PËR YLLIN E LAZIOS/ Presidenti Lotito nuk e ul çmimin, Milan ka plan B dhe C

F.autor

“TË KA LALI SHPIRT…”/ Kaçe ”detyron” grekët të këndojnë shqip

F.autor

TRANSFEROHET NË “CAMP NOU”/ Barcelona konfirmon blerjen e re me një video

Delo.autor

Leave a Comment