Futboll Premier League Sport

HAJDUTËT PO BËJNË KËRDINË/ Talenti italian merr masat. Shpenzon 30 mijë euro për të blerë… dy qen

Grabitjet e shumta kohët e fundit ku pre e tyre kanë rënë disa nga futbollistat më të famshëm të Premier Leagues, kanë bërë që lojtarët e tjerë të marrin masa.

Kështu ka bërë edhe talenti italian që luan me Everton, Moise Ken, i cili ka shpenzuar plot 30,000 euro për të blerë dy qen roje.

Qentë janë të trajnuar nga kompania Chaperone K9, kompani nga e cila kanë blerë qen edhe lojtarë si Markus Rashford, Sterling apo Pol Pogba. Grabitjet që i janë bërë Sterlingut dhe së fundmi Dele Alit kanë shtyrë Moise Ken të ndërmarrë këtë veprim.

Related posts

KËRKOJNË TË BËJNË HISTORINË/ “Dardanët” në Çeki për të mbajtur gjallë ëndrrën “Euro 2020”

Delo.autor

NDESHJE E “ÇMENDUR”/ Tottenham fundos Manchester United me Kane-Son (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri i Spanjës: Morata duhet ta meritojë vendin në Kombëtare

Sadik.Autor

Leave a Comment