Futboll La Liga Sport

SHENJA LAMTUMIRE/ RAKTICIT nuk do t’i rritet RROGA tek Barça, PSG fërkon duart

Koha për transferime gjatë afatit kalimtar të verës po zvogëlohet dhe PSG-së po këmbëngul që ta transferoj Ivan Rakiticin. Kroati është një nga lojtarët më të njohur në botë dhe në tregun e futbollit duke shikuar interesimin e PSG-së, edhe pse është përmendur Bayern Munich, por pronarët e klubit francez kanë treguar interesim më të madh.

Sipas gazetës katalonase “Sport”, Barca nuk do t’ia rrisë pagën mesfushorit për ta bërë Ivanin të hezitojë të gjitha ofertat. Mediat katalonase ditët e fundit kanë shkruar se PSG ka ofruar 100 milionë euro, por ishte Barca thuhet se ka vendosur t’i ofrojë një pagë më të lartë, një modifikim të kontratës aktuale dhe klubi do t’ia ngrit klauzolën e largimit.

Gjersa PSG dhe Barcelona po debatojnë për Rakitic, mesfushori kroat dje ka publikuar një fotografi në Instagram me përshkrimin “Força Barça”. Në vitin 2017, 30-vjeçari nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2021 me një klauzolë mes 100 dhe 125 milionë eurove.

Rakitiç erdhi në Barcelonë katër vjet më parë nga Sevilla, me një kompensim prej 18 milionë eurosh. Periudha kalimtare e verës në Francë dhe Spanjë përfundon në të njëjtën ditë, në mesnatën e 31 gushtit.

Related posts

HERO DHE JASHTË FUSHAVE/ Lionel Mesi dhuron 3.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

F.autor

SARRI I MORI PUNËN TEK CHELSEA/ Antonio Conte hakmerret duke i zënë vendin në Serinë A tek…

Delo.autor

“FRANCE FOOTBALL”/ Lë pas Mbappe, Benzema merr çmimin prestigjioz në Francë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment