Futboll Seria A Sport

U PA NË CLUB/ Kundërpërgjigjet NAINGGOLAN: “Duke punuar fortë, të tjerat janë gjepura”

Radja Nainggolan i është kundërpërgjigjur kritikëve teksa një video ka dalë në rrjetet sociale ku lojtari kapet duke treguar gishtin e mesit gjatë një feste në Milano.

Mesfushori i Inter është kapur nga kamerat të premten në mbrëmje teksa po shijonte një mbrëmje bashkë me një shoqëruese .

Kur sheh personin që e filmon, Nainggolan kthehet nga kamera dhe tregon gishtin e mesit si përgjigje.

Football Italia raporton se ai më pas është shfaqur në stërvitjen e Inter të shtunën paradite me të njëjtën veshje si në video.

Por Nainggolan ka reaguar, duke postuar një foto në Instagram me mbishkrimin: “Duke punuar fortë, të tjerat janë gjepura.”

30-vjeçari aktualisht është duke qëndruar larg fushave i dëmtuar por pritet të rikthehet në stolin Zikaltër në ndeshjen e radhës ndaj Torinos.

Related posts

Nis takimi në ‘Roza Haxhiu’, Skënderbeu kundër Lushnjës për të shuar kritikat

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT NDAJ ÇEKISË PËR “EURO 2020″/ Ylli Modric: Kemi qenë shumë të çorganizuar, por…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi i madh europian nis bisedimet për transferimin e portierit Strakosha

Delo.autor

Leave a Comment