Futboll Sport

DHUNA NË STADIUM/ Sot Komisioni i Disiplinës jep vendimin për ngjarjet e Korçës

Skënderbeu dhe Partizani do të jenë sot subjekti kryesorë i diskutimit të Komisionit të Disiplinës i cili do të marrë masat në lidhje me ngjarjen e javës së parë në stadiumin e “Skënderbeut”.

Konfrontimi i tifozërive në atë masë kishte vite që nuk ndodhte duke lëkundur ndjeshëm edhe sistemin e organizimit të ndeshjeve pa policinë e shtetit në brendinë e stadiumit.

Pavarësisht akuzave të ndërsjella nëpërmjet faqeve të tyre në Facebook, skuadra më e penalizuar duket të jetë Skënderbeu, megjithatë vetëm njësia e masës ndryshon pasi të dyja skuadrat minimalisht rrezikojnë dënimin e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë, veç gjobës, duke përjashtuar ndryshimin e rezultatit të takimit.

Në këtë formë Skënderbeu dhe Partizani, dy nga skuadra me tifozëri relativisht të madhe në ndeshjet e tyre rrezikojnë vazhdimësinë e fazës së parë të këtij sezoni, ta luajnë pa mbështetësit e tyre, duke pësuar edhe një goditje financiare jo të vogël për këtë fillim kampionati.

Gjithsesi zbardhja e vendimit të Komisionit të Disiplinës për Skënderbeun dhe Partizanin, por edhe për çdo ngjarje tjetër të ndodhur në këtë fillim kampionati, do të bëhet pasditen e së mërkurës.

Pas tij në bazë të rregullores dhe ashtu si ka ndodhur gjithmonë, klubet do të kryejnë gjysmën e dënimit dhe më pas gjysmën e mbetur mundet ta paguajnë për një çmim prej 500.000 mijë lekësh për ndeshje.

Related posts

E PAPRITUR/ Debatoi me trajnerin, Memushaj gati të largohet nga Pescara

Delo.autor

“NËSE LOJTARI NUK PARAQITET…”/ Zbulohen dënimet për skuadrën e Real Madridit: Pesha, vonesat në stërvitje… (FOTO)

Delo.autor

Arsenali për TITULL/ Topçinjtë zyrtarizojnë BLERJEN e dytë të epokës Emery

Sadik.Autor

Leave a Comment