Futboll Sport

Barcelona e “rrëmbimeve”/ Arrin akordin personal me objektivin e Juventusit

Objektivi i Juventusit dhe Arsenalit, Adrien Rabio është shumë pranë transferimit te Barcelona nga PSG.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barça i ka ofruar Rabiot 10 milionë euro në sezpn dhe drejtuesit e PSG-së po bëjnë një përpjekje për të mbajtur, por ato janë më shumë se 2 milionë euro poshtë kërkesave të mesfushorit.

Rabio refuzoi të nënshkruajë një zgjatje të kontratës në “Parc des Princes”, me mendjen e tij të vendosur në një lëvizje te skuadra katalanase.

Barcelona nuk është në lëvizje pas nënshkrimit të Arturo Vidal, por ata vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi klubin parisien, pasi shpresojnë që Rabio do të zëvendësojë finalistin e Kupës së Botës, Ivan Rakitiç (në rast se ky i fundit largohet).

Trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel kohët e fundit tha: “Nuk jam i sigurt nëse do të qëndrojë. Unë dua që ai të qëndrojë, por i takon atij. Ai ka potencial të madh dhe mund të përmirësohet edhe më tej”.

Related posts

Gjyla: Punojmë për të ardhmen, besim te elementi i ri

Sadik.Autor

LIVE/ Real Sociedad-Real Madrid, Merino barazon shifrat për vendasit

Delo.autor

KLUBI I SERIA A BËHET ME PRONAR TË RI/ Miliarderi italo-amerikan blen aksionet

F.autor

Leave a Comment