Futboll La Liga Sport

“EL CLASSICO” NË AMERIKË/ Federata Spanjolle merr vendimin PËRFUNDIMTAR (DETAJE)

Pak javë më parë u bë publik lajmi për një marrëveshje të arritur mes Federatës Spanjolle dhe kompanisë që organizon International Champions Cup, mbi zhvillimin e një ndeshje të La Ligas në sezon në SHBA.

Megjithatë nuk u specifikua se cila ndeshje do jetë kjo, me shumë tifozë që u shqetësuan nëse ishte në shqyrtim dhe “El Classico” e famshme mes Real Madrid dhe Barcelonës. Megjithatë Federata Spanjolle duket se ka sqaruar gjithçka duke thënë se klasikja e futbollit spanjoll nuk është në diskutim për t’u zhvendosur jashtë Spanjës.

Gjithsesi lojtarët e klubeve të tjera janë shprehur kundër kësaj iniciative duke thënë se ishte diçka e pakonsultuar me ta dhe ekipet, e madje kanë kërcënuar edhe me grevë. Marrëveshja konsiston në promovimin e futbollit në SHBA si dhe në rritjen e të ardhurave për La Liga-n nëpërmjet reklamave.

Related posts

TAKIMI I DYTË SERGIO RAMOS-PEREZ/ Ja vendimi zyrtar që ka marrë për të ardhmen

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me klubet që kanë më shumë lojtarë, të përfshirë në këtë Kupë Bote

Sadik.Autor

FUND “DRAMATIK” PËR JUVEN/ VAR-i jep penallti për Veronën. Gjuan Pazzini dhe…(VIDEO)

F.autor

Leave a Comment