Futboll Seria A Sport

TIFOZËT E INTERIT NË FESTË/ Ja çfarë ka bërë mesfushori NAINGGOLAN…

Radja Nainggolan rikthehet të stërvitet me pjesën tjetër të grupit gjatë seancës stërvitore të së enjtes. Ai do të jetë pjesë e skuadrës që do të ndeshet ndaj Torinos.

Mesfushori belg nuk ka luajtur në humbjen ndaj Sassuolo-s pas një dëmtimi të pësuar në fazën përgatitore. Ai është stërvitur i veçuar nga ekipi deri ditën e enjte.

Nainngolan ka zhvilluar të gjithë seancën stërvitore me lojtarët e ekipit të parë, dhe FCInterNews raporton se ai gjithashtu ka marrë pjesë në një mini-ndeshje stërvitore në fund të seancës.

Ai duhet të jetë gati për ndeshjen e radhës, megjithëse mendohet se ai do ta nisë nga stoli.

Related posts

Elseid Hysaj mes dy rrugëve/ Napoli vendos afatin e fundit për mbrojtësin e Kombëtares

Sadik.Autor

Ja kush është arsyeja pse Neymar dëshiron të luajë në Madrid

Sadik.Autor

EDHE MESSI DO TA KETË ZILI/ Sulmuesi triblon 6 lojtarë dhe shënon një GOL TË RRALLË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment