Futboll Seria A Sport

INTERI NË KAOS/ Zikaltrit kanë një PROBLEM të madh, mesfushori MILIARDER i “zë derën”

Çështja Joao Mario vazhdon të jetë tema kryesore në shtëpinë e Inter. Tetë ditë nga fundi i të gjithave merkatove në Europë, duket e vështirë që zikaltërit të gjejnë në sistemim për mesfushorin, që t’i kënaq të gjithë.

Te zikaltërit kanë ardhur tre oferta nga Turqia, por portugezi nuk është bindur nga asnjë prej tyre dhe ka preferuar të qëndrojë në Milano për të bindur trajnerin Spalleti, edhe pse nuk bën pjesë në planet e tij.

Ultimatumi është më 31 gusht, kësaj date portugezi do të jetë me të drejta të plota një lojtar i Inter. Gjithsesi në fillim duhet të vlerësohen të gjitha opsionet e mundshme, duke nisur nga interesimi i klubeve spanjolle.

Futbollisti do të shkonte me kënaqësi te Betis Sevilla, por këta të fundit e “braktisën” duke marrë Rafinha, të huazuar nga Barcelona dhe vështirë se kanë nevojë për të tilla karakteristike.

Joao Mario i ka ngecur në dorë klubit të Inter, në aspektin ekonomik dhe teknik.

Related posts

NDIQET ME INTERES NGA MILAN/ Talenti francez si “kuqezi”: Kur të thërret një legjendë si Maldini…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Gati “garda e vjetër”, Partizani kërkon rikthimin e sulmuesit shkodran

Delo.autor

Cristiano Ronaldo është kopertina e FIFA 19

Sadik.Autor

Leave a Comment