Futboll Premier League Sport

VIJON “KAOSI” tek Man United/ Tifozët protestojnë për një AVION ME QERA

Nuk duket se ka paqe për Manchester United. Pakënaqësitë e shprehura nga trajneri Jose Mourinho për një fushatë blerjesh shumë poshtë pritshmërive, po ngjallin reaksion në të gjitha ambientin e “djajve”, sidomos te tifozët.

Sipas medias angleze, tifozët e Manchester United kanë marrë një avion me qira, që do të fluturojë në qiell gjatë ndeshjes në fushën e Burnely, më 2 shtator, ku do të ketë dy banderola, e parë “Ed Out” dhe e dyta “United, Hate Glazers!”.

E para do të jetë kundra drejtorit sportiv Ed Wooward, e dyja kundër pronarëve të klubit, që sipas tifozëve janë fajtorët e situatës së krijuar.

Pra, pas përplasjes Pogba-Mourinho, duket se përplasja e radhës do të jetë ajo mes drejtuesve dhe tifozëve. Kësisoh, vazhdon “kaosi” te United…

Related posts

FORMULA 1/ Nuk ka rekord për Hamilton, Bottas fiton në Rusi

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ “Kërcënuan” Mbappe pa dijeninë e tij, talenti anglez ndërpret kontratën me menaxherët e rrjeteve sociale

Delo.autor

“SHPRESOJMË T’I ULET PENALITETI “PLESHTIT”/ Koeman: PSG do Messin? Edhe unë kam interes për Neymar dhe Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment