Futboll La Liga Sport

Goditje në “FRYMËN E FUNDIT”/ REALI pranë transferimit të dy SUPER futbollistëve

Real Madridi nuk do ta përfundojë këtë merkato verore pa transferuar futbollistë të tjerë. Sipas mediave spanjolle raportohet se kampionët e Europës janë gati të sjellin në Madrid mesfushorin brazilian të Chelseat Willian.

Ai kërkohej dhe nga Barcelona, por katalanasit hoqën dorë duke sjellë në “Camp Nou” Arturo Vidalin. Ndërkohë një tjetër transferim pritet se do të vijë nga brenda Gadishullit Iberik. “Los Blancos” duket se kanë arritur një marrëveshje me sulmuesin e Celta Vigos Iago Aspas.

Por që transferimi të finalizohet me sukses duhet të bindet klubi e Celtas, që kërkon 40 milionë € për 31-vjeçarin. Nga ana tjetër pista “Rodrigo Moreno” është lënë mënjanë.

Related posts

Dembele preferon Kinën/ Spalletti do tek Interi ish-mesfushorin e Romës

Isa.Autor

KALENDARI I RI/ Ja kur do të luhen 10 javët e Superiores dhe Kupa e Shqipërisë

Delo.autor

DËMTIMI I SALAH “TREMB” LIVERPOOL/ Sulmuesi kthehet në Angli

F.autor

Leave a Comment