Futboll Sport

REBELI PERUAN/ Guerrero nuk gjen qetësi, sulmuesi është sërish i pezulluar

Sulmuesi i Perursë Paolo Guerrero mori pjesë në Kupën e Botës, pasi pezullimi i tij për doping u anulua përkohësisht nga Gjykata Federale Zvicerane (BGER). Vendimi ishte vetëm për Kupën e Botës, pas apelimit me urgjencë të sulmuesit veteran, i cili kërkonte të luante patjetër në një Kupë Bote dhe u bë një përjashtim, por tashmë i duhet të shlyejë 8 muajt e mbetur nga pezullimi prej 14 muajsh.

BGER ka konfirmuar se pezullimi i tij është kthyer në fuqi dhe Guerrero duhet të qëndrojë pa futboll tashmë deri në prill 2019.

Fillimisht FIFA e pezulloi 34-vjeçarin për 1 vit, pasi rezultoi pozitiv për një metabolizues kokaine, pas ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës mes Argjentinës e Perusë, në tetor 2017.

Pezullimi u përgjysmua dhjetorin e shkuar pas një apelimi në FIFA, por Agjencia Botërore Anti Doping (WADA) e çoi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), pasi e konsideronte të pamjaftueshëm dënimin, që u rrit, duke shkuar në 14 muaj.

Vendimi i CAS-it u apelua në Gjykatën Federale Zvicerane, e cila vendosi ta lejonte kapitenin e Perusë të luante në Kupën e Botës, por tashmë ka ardhur vendimi i ri, që gjithsesi nuk është final, sepse do të zhvillohet edhe një seancë tjetër, për shkak të apelimit që ka bërë sulmuesi, por edhe klubi i tij i ri, Internacionali i Porto Alegres.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN ME TRAJNERIN E BARCELONËS/ Suarez: Koeman më telefonoi për të më thënë se…

Delo.autor

“U PREHSH NË PAQE LEGJENDË”/ Mbappé ndryshon pozën e profilit me dedikim dhe mallkon 2020 (FOTO)

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Egbo mendon ndryshime të mëdha ndaj Partizanit, ja si pritet formacioni

Delo.autor

Leave a Comment