Futboll Seria A Sport

SUPERSFIDA/ Gattuso publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Napolit, të ftuar edhe…

Mattia Caldara, Tiemoue Bakayoko, Diego Laxalt dhe Gonzalo Higuain janë të gjithë të ftuar në skuadrën e Milanit për t’u përballur me Napolin të shtunën.

Milani është mysafirë i Napolit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A, por që për Rossonerët është e para pasi nuk luajtën me Genoan shkaku i tragjedisë me shembjen e urës.

Trajneri Gattuso ka përzgjedhur lojtarët e ftuar për këtë ndeshje, ku katër transferimet e reja i bashkohen shokëve të ri, Alen Halilovic dhe Andrea Bertolacci që kthehet në skuadrën e Milanit. Megjithatë, Andrea Conti mbetet ende jashtë, ashtu sikurse Ivan Strinic që është jashtë pas problemeve të zemrës dhe Hakan Calhanoglu që është i pezulluar.

Portier: A.Donnarumma, G.Donnarumma, Reina;

Mbrojtës: Abate, Calabria, Caldara, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Simic;

Mesfushorë: Bakayoko, Bertolacci, Biglia, Bonaventura, Kessie, Mauri,

Sulmues: Borini, Castillejo, Cutrone, Halilovic, Higuain.

Related posts

LIVE/ Liverpool-Barcelona, Nis super magjia në “Anfield”

Delo.autor

Juventusi i vendos kushte Barcelonës për Pjanic: Ja shuma që pretendohet për boshnjakun

Sadik.Autor

TEUTA-VLLAZNIA/ Shkodranët me 10 lojtarë, skuadrat shfaqin shenja lodhje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment