Futboll Premier League Sport

PRESIONI TEK MAN UNITED/ Mourinho në KAOS: Nuk e di a rrezikoj, mos më pyesni për…

Jose Mourinho është ndoshta në pikën e vet më të ulët që kur ka shkuar te Manchester United dhe tashmë nuk ka më dëshirë as të polemizojë e ngacmojë, siç e ka zakon. Portugezi doli në konferencë për shtyp për të prezantuar sfidën e së hënës kundër Tottenham-it, por qëndroi fare pak para gazetarëve, duke u përgjigjur shumë thatë.

Natyrisht, në qendër të vëmendjes konflikti i përfolur me zëvendëspresidentin Ed Woodward, i cili nuk ka blerë lojtarët e kërkuar nga Mourinho, i cili pret shkurt: “A është marrëdhënia jonë e mirë? Natyrisht. A kemi probleme? Jo”.

Humbja në Brighton: “M’u duk se luajtëm keq, ndaj humbëm, ashtu si mendoj se luajtëm mirë ndaj Leicester-it dhe fituam. A rrezikoj të largohem? Mos më pyesni mua, sepse nuk e lexoj shtypin. Nuk di as 10% të asaj që shkruhet apo çfarë del në televizion, ndaj nuk jam njeriu i duhur për t’u përgjigjur. A jam pesimist pas humbjes në Brighton? Jo, ju jeni”.

Pogba dhe deklaratat e tij pas ndeshjes në Brighton, ku pranonte se nuk kishte pasur qëndrimin e duhur: “Paul e tha, ai duhet të përgjigjet. Nuk mund të jap unë shpjegime për fjalët që thotë Pogba”.

Matic dhe Valencia duket se do të jenë gati për të hënën, edhe pse Mourinho është i paqartë: “Nuk e di, sepse është e premte dhe kemi stërvitje deri të dielën dhe atëherë do të vendos, por po, ata po stërviten me skuadrën”.

Sfida kundër Tottenham-it vjen pas një disfate dhe shumë pikëpyetjesh: “Kalendarin nuk e bëj unë, ndeshjet duhen luajtur të gjitha, ndaj nuk e di a vjen kjo ndeshje në momentin e duhur apo të gabuar, por di që është ndeshje e vështirë”.

Related posts

EDI REJA MERR LAJMIN E MIRË/ Dëmtohet ylli i Anglisë, mund të humbasë ndeshjen me Shqipërinë

Delo.autor

AI ËSHTË “ZOTI” I LA LIGËS/ Spanja nuk harron, CR7 është më i kërkuari (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus ëndërron për Van Dijk, ja vendimi që merr Liverpool

Delo.autor

Leave a Comment