Futboll Sport

Zyrtare: Besiktasi arrin marrveshjen me PORTIERIN që i dha Championsin REALIT

Loris Karius nuk do të jetë më pjesë e Liverpoolit. Portieri gjerman edhe zyrtarisht është larguar nga finalistët e Ligës së Kampionëve. 25-vjeçari është huazuar tek skuadra e madhe turke Besiktas për dy vite.

Gjiganti turk për këtë huazim i ka paguar Liverpoolit 2,25 milion euro, ndërsa do ta ketë mundësin e blerjes në vitin 2020. Besiktas do të ketë mundësinë për ta blerë lojtarin në verën e vitit 2020 për 7,25 milionë euro.

Marrëveshja mes klubeve është arritur të hënën, por zyrtarizimi i tij është bërë vetëm ditën e sotme për shkak të festës së Bajramit në Turqi. Liverpool e kishte blerë portierin gjerman dy vite më parë nga Mainz për një shumë rreth pesë milionë euro.

Me fanellën e Liverpoolit, Karius zhvilloi 49 paraqitje në garat zyrtare.Ndërkohë ai ishte fytyra tragjike e The Reds në finalen e Ligës së Kampionëve pasi bëri disa gabime.

Related posts

DERBI KRYEQYTETAS/ Çinari shënon për “Demat” nga 30 metra distancë, ja goli “magjik” (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I SHQIPTARËVE/ Lazio – Napoli: Këto janë formacionet zyrtare, në fushë Hysaj dhe…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Angli-Kosovë. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment