Futboll Seria A Sport

PAS SHERRIT TË BUJSHËM/ Një ndeshje pezullim nga gjykatësi sportiv, por Ibra-Lukaku rrezikojnë prokurorinë

Nuk ka asnjë dënim shtesë për sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku dhe atë të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, nga gjykatësi sportiv në Itali.

Romelu-Lukaku-Zlatan-Ibrahimovic-Inter-Milan-F365
Vendimi i gjykatësit sportiv është bazuar në atë që është shkruar nga gjyqtari Paolo Valeri në protokollin e tij. Kujtojmë se sulmuesit kishin një sherr të ashpër mes tyre, ku nuk munguan as fjalët fyese, të cilat vazhduan edhe në tunel. Për të dy lojtarët ka skualifikim për një ndeshje në Kupë, pasi Ibrahimoviç mori karton të kuq, ndërsa Lukaku plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, duke humbur gjysmëfinalen e parë ndaj Juventusit.

FEDERATA – Vendimi i gjykatësit sportiv ka ngjallur pakënaqësi në Federatën Italiane. Kreu i saj, Gabriele Gravina, lidhur me sherrin mes Lukakut dhe Ibrës ka shpjeguar këndvështrimin e tij:

“Nuk ishte një imazh i bukur dhe duhet parë nga këndvështrime të ndryshme, Prokurori federal duhet ta shohë qartë. Nga pikëpamja rregullatore, arbitri në raportin e tij theksoi atë që pa në fushë, tani prokurori do të marrë raportin për të kuptuar se cilës arsye i referohen skualifikimet.

Nëse nuk dalin indikacione në lidhje me fakte specifike, prokurori do të marrë masat që ai i konsideron të përshtatshme”. Praktikisht nëse çështja shkon nën hetim, Ibra dhe Lukaku rrezikojnë sanksione shumë më të rënda se sa ato me të cilat u njohën ditën e djeshme.

Related posts

Trafik organesh te Barcelona! Mëlçia e re e Abidalit u ble në mënyrë të paligjshme

Sadik.Autor

Chelsea sërish “Made in Italy”, kontratë 2-vjeçare me Maurizio Sarri

Isa.Autor

MEDIAT SPANJOLLE “PLASIN BOMBËN”/ Allegri largohet në fund të sezonit, në vend të tij vjen…

Delo.autor

Leave a Comment