Futboll Sport

BUFFON BËHET PISHMAN QË U LARGUA/ Portieri do të qëndrojë në STOL deri…

Portieri legjendar Gigi Buffon nuk do të zbresë në fushë në dy ndeshjet e radhës të League 1 me skuadrën e Paris Saint Germain, lajm që e ka konfirmuar trajneri Thomas Tuchel. Ai e ka justifikuar këtë vendim me faktin se italiani është i skualifikuar në Champions League (në fazën çerekfinaleve ndaj Realit, u ndëshkua me karton të kuq) dhe Tuchel kërkon t’i japë minuta lojë në dispozicion poprtierit të dytë Areola.

“Nuk më pëlqen që të lë Buffon në stol, por Areola ka nevojë të gjejë ritmin e lojës. Gigi ka bërë 3 ndeshje të shkëlqyera, duke treguar personalitet në fushën e lojës, por më duhet të hedh në fushë Areola, që të gjejë ritmin e lojës dhe të përgatitet për ndeshjet e Champions”, tha Tuchel.

Areola nuk luan një ndeshje zyrtare me PSG-në që prej 20 majit, por tashmë do t’i takojë atij të zbresë në fushë me fanellën e skuadrës titullare. Buffon është pezulluar 3 ndeshje në Champions, ndaj në ato 3 ndeshje do të luajë si titullar Areola. Pra, asnjë rotacion apo inat, thjesht marrje masash për t’i paraprirë sa më mirë sezonit.

Related posts

MERKARTO E BUJSHME/ Kërkohet me ngulm nga ish-trajneri i tij, mbrojtësi Hysaj shumë pranë skuadrës së…

Delo.autor

PËRSËRI NË ALARM JUVENTUSI/ “Katalanasit” bëjnë gati ofertën e çmendur

Delo.autor

“Marca” shpalos koreografinë e tifozëve të Real Madridit kundë Bayernit

Sadik.Autor

Leave a Comment